www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti: Vuçiq tha se Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Posted on September 26, 2023September 26, 2023 by User User1

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur detaje nga deklarata skandaloze e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Vuçiq është i obsesionuar me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Sipas kryeministrit Kurti, dëshira e Vuçiq ishte që me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në ‘Kullë të Jasharëve’ për serbët e Kosovës, ndërsa kishte thënë se nënkryetari i Listës Serbe i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, Milan Radoiçiq, do të bëhet ‘Adem Jashari i serbëve’.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkroi ai.

Krimineli serb, Radoiçiq, ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, ku si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Prezenca e tij në veri u konfirmua përmes pamjeve të kapura nga droni i Policisë, e të cilat u publikuan nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Ky në pamjet më poshtë është Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e listës së zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Sveçla në përshkrimin e videos në Facebook.

Siç raportojnë mediat rajonale, Radoiçiq ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë.

Gjatë përleshjeve të armatosura me grupin terrorist, Policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa i arrestoi tetë të tjerë dhe ndaj tre prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara