www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tjetër sukses historik, Shqipëria merr organizimin e Kampionatit Europian U17!

Posted on September 26, 2023September 26, 2023 by User User1

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot një tjetër vendim të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Zyra për shtyp e FSHF-së ka bërë të ditur se në mbledhje e sotme është miratuar kandidatura e Shqipërisë për të organizuar fazën finale të Kampionatit Europian për U17 në vitin 2025.

Aktiviteti në fjalë zhvillohet me 16 skuadra dhe padyshim që ndeshjet do të luhen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke pasur parasysh numrin e madh të sfidave. Gjithashtu, kjo nënkupton që vetë Shqipëria si vend organizator, ka një biletë të siguruar për fazën finale të turneut, një risi për kombëtaren e kësaj grupmoshe e cila nuk ka kaluar asnjëherë më parë fazën e “Elite Round”.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për moshat. UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut, duke përgatitur një aplikim voluminoz që u përgatit nga administrata e FSHF-së dhe që më pas u paraqit në UEFA.

Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Investimet në infrastrukturë me stadiumet e reja, që plotësojnë kriteret e duhura për turne ndërkombëtarë, apo edhe eksperienca e pasur e administratës së FSHF-së në mikpritjen dhe organizimin e turneve ndërkombëtarë ka bindur sërish UEFA-n të sjellë në vendin tonë një ngjarje madhore.

Në vendin tonë, majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord, një ngjarje historike për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar. Tani është momenti për një tjetër event të rëndësishëm, që do të sjellë Kombëtaret më të forta të Kontinentit për të luftuar për trofeun e titullit kampion Europe.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara