www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi demanton se ka marrë USB: Nuk dëshiroj të përdori fjalë joadekuate për gënjeshtra të tilla

Posted on September 26, 2023September 26, 2023 by User User1

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i hodhi poshtë pohimet se ka marrë dokumente dhe USB nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, që siç pretendohet ka pasur përmbajtje për ndryshimet e Kodit Penal. Kjo është e gënjeshtra e dikujt e cila shërben për tema politike ditore dhe për ta shmangur gjendjen reale, është spekulim se kam marrë ndonjë dokument nga Gruevski, deklaroi Xhaferi në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët.

“Nuk ka asnjëfarë të vërtete se kryetari i Kuvendit nga ish kryeministri ka marrë ndonjë shkresë apo ndonjë material. Kjo është e pavërtetë e cila vetëm shërben për politikë ditore. Më pas nuk dua të përdorë fjalë joadekuate që meriton institucioni i tillë, por po e lë në ndërgjegjen e atyre që spekulojnë me opinionin”, theskoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ditëve të kaluara kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por edhe nënkryetari i partisë, Aleksandër Nikollovski në intervistë për 360 gradë, dhe pohojnë se Gruevski i ka dhënë USB Ahmetit dhe Xhaferit me materiale për Kodin Penal. Nikollovski në intervistë e tregoi USB-në për të cilën pohon se është autentike dhe se është e njëjta për të cilën këto ditë ka folur Mickoski.

Kjo është USB-ja e njohur ku janë ndryshimet. Këto ndryshime i janë dorëzuar Ali Ahmetit, Talat XHaferit dhe në një adresë të tretë, nga ana e ish kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Në hyrjen, mes tjerash thuhet se – Këto janë propozimet për ndryshim, përkatësisht uljen e lartësisë së dënimeve në Kodin Penal. Me vetë atë që ky tekst, ndërsa ne këtë tekst e kemi para se të ndodhin ndryshimet në Kodin Penal pothuajse plotësisht përputhen me atë që ka kaluar si ndryshim i Kodit Penal, që qartë tregon se ose ka pasur komunikim ose njëjtë mendohet. Por, do të shihni se është pikë për pike njëjtë, dhe njëjtë të mendohet është rastësi e madhe”, dekalroi Aleksandër Nikollovski, nënkryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Edhe dje menjëherë pas intervistës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, përmes video lidhjes në një portal u kyç Gruevski i cili kërcënoi Nikollovskin dhe Mickoskin se mund të thotë gjëra për të dytë. Po mundohem të përmbahem nga çmenduritë që disa individë i bëjnë që të mos bëjë dëm, tha Gruevski.  

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara