www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuk ka indikacione se situata në Kosovë mund të ndikojë në Maqedoninë e Veriut, thotë kryeparlamentari Xhaferi

Posted on September 26, 2023September 26, 2023 by User User1

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në Kuvend tha se nuk ka indikacione se situata në Kosovë gjatë fundjavës mund të ndikojë në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut e ndjek nga afër situatën në Kosovë, duke pasur parasysh faktin se jemi  anëtare me të drejtë të plotë në NATO dhe të përfshirë drejtpëdrejtë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe prej atje situata monitorohet nga afër. Lidhur me ndikimin e mundshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sigurisht që institucionet i marrin parasysh të gjitha informacionet  të cilat mund të kenë ndikim. Por, për momentin nuk ka indikacione të tilla se mund të ketë pasoja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Xhaferi dhe dërgoi ngushëllime për institucionet e Kosovës dhe familjet e personave që humbën jetën në incidentin e fundjavës në Kosovë.

Kryeparlamentari Xhaferi në brifing me gazetarët thekson se institucionet kompetente e monitorojnë nga afër situatën në Kosovë dhe sipas kësaj do të marrin masa.

“Institucionet e kryejnë punën e tyre me atë që janë të obliguara dhe kompetente. E ndjekin gjendjen e përgjithshme dhe sipas kësaj do të ndërmerren edhe masat adekuate”, tha Xhaferi.

Në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura me Komisionin Anketues për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë, pasi Kuvendi dha dritë jeshile për formimin e saj, Xhaferi theksoi se kjo më nuk është kompetencë e tij dhe i udhëzoi gazetarët që të kontaktojnë kryetaren e Komisionit Kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Marija Georgievska lidhur me këtë çështje.  

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara