Pjesëtarët e policisë të Tetovës, të hënën në ora 13.35 minuta kanë arrestuar 22-vjeçarin J.M. nga Saraqina e Tetovës, tek i cili gjatë kontrollit të kryer është gjete dhe konfiskuar marijuanë. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentacionit të plotë rastit kundër tij do të përgatitet për parashtresë përkatëse.
