Presidenti Stevo Pendarovski po qëndron në vizitë një ditore në Pustec të Shqipërisë ku u mirëprit nga homologu Bajram Begaj. Që të dy vizituan shkollën fillore dhe të mesme e cila funksionon në këtë komunë dhe këtu nxënësit mësojnë në gjuhën maqedonase. Po në këtë gjuhë presidenti Pendarovski dhuroi disa libra. Që të dy në konferencë për media folën për Ballkanin e Hapur se është një iniciativë e mirë dhe në interes të Ballkanit Perëndimor por do të ishte ende më i mirë nëse do të kyçeshin të gjitha gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor.
Ka mbi 50 iniciativa rajonale gjatë gjithë këtyre viteve dhe të njëjtat shërbejnë për lidhjen e popujve dhe për krijimin e kushteve për jetë më të mire. Ballkani i Hapur është një nga këto iniciativa. Unë shpresoj që në një format të tillë do të vazhdojë të ekzistojë, por ajo që është e pakontestueshme dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë, jo vetëm në Bruksel por të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, iniciativa apo ombrella kryesore është procesi i Berlinit.”- deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
I të njëjtit mendim ishte edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj. Ai tha që derisa kjo iniciativë përmbushë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për lëvizje të lirë, le të vazhdojë. Mirëpo për këtë thotë se vendosë ekzekutivi në pushtet.
“Nëse është një iniciativë ekonomike ku përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe lehtëson procedurat burokratike, lehtëson lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, padyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale, janë të mira. Ekzekutivi politik vendosin për vazhdimin e një iniciative ose jo.”- tha Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të vizitës në Pustec, presidenti Pendarovski foli edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Ai është i vetëdijshëm dhe qytetarët janë të vetëdijshëm sipas tij se kush është kundër dhe kush është pro në Parlament për ndryshimet kushtetuese. Ai pret që gjithçka të përfundojë deri në fund të shtatorit dhe jo më 18 gusht atëherë kur është caktuar seanca parlamentare për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij gjithçka duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit, gjegjësisht më 30 nëntor atëherë kur duhet të përfundojë i gjithë skriningu evropian.
“Qëndrimet e dy grupimeve në parlament sa i përket ndryshimeve kushtetuese janë të qarta. Deri tani nuk ka ndryshuar. Nga e marta e më tej fillon procedura në Parlament. Unë pres në disa muajt e ardhshëm, qëllimisht potencoj disa muaj, na presin bisedime intensive mes dy blloqeve, pushtet dhe opozitë. Nuk pres faza e parë, votimi i hapjes eventuale të ndryshimeve kushtetuese të ndodhë në gusht siç kishte disa paralajmërime, pritjet e mia janë se kjo do të ndodhë me siguri pas pushimeve vjetore diku në shtator, fund i shtatorit.”- tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.