www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Personat që zgjohen herët, janë më të lumtur

Posted on September 26, 2023September 26, 2023 by User User1

Koha kur zgjoheni në mëngjes ëshë e përcaktuar në bazë të ADN-së dhe kjo mund të ketë ndikim në gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj gjithashtu.

Mirëpo pse personat të cilët zgjohen më herët, thuhet se janë më të lumtur se ata të cilët kalojnë orë të tera duke qëndruar në shtrat.

Jessica O’Loughlin, autorja kryesore e një studimi të botuar në revistën Molecular Psychiatry, pyeti më shumë se 450 mijë njerëz të moshës së mesme në lidhje me preferencat e tyre për t’u zgjuar nga gjumi.
“Ata që u zgjuan më herët tregojnë se kanë nivel më të ulët të depresionit dhe ankthit”, thuhet në studim.

Autorja thotë se kjo ndodh pasi ata persona janë të prirur të mos devijojnë nga modelet natyrale të gjumi, duke fjetur herët dhe zgjuar herët.

Ndërkohë, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë kanë tendencë të ndjehen më të lodhur të nesërmen.

Universiteti i Exeter zbuloi 351 variante gjenetike që përcaktonin kohën e zgjimit.
Ata njerëz të cilët zakonisht zgjoheshin herët ishin 8 përqind më pak me depresion se të tjerët dhe njëkohësisht ishin edhe më të lumtur.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara