www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zjarret në Greqi, MPJ e Maqedonisë: Shmangeni udhëtimet turistike

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Shkup, 23 korrik – Në lidhje me zjarret e mëdha që përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi, deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Mijëra turistë në ishullin Rodos ndodhen në një vend të sigurt, por tani për tani shtetësia e personave të evakuuar nuk mund të konfirmohet.

Ministria e Punëve të Jashtme apelon që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë do të vendosë sot një “Help Desk” në orën 17:00, në Aeroportin ndërkombëtar të Rodosit për të lehtësuar bashkëpunimin me ambasadat e huaja dhe largimin në kohë të turistëve që kanë humbur dokumentet personale.

Për më shumë janë në dispozicion linjat telefonike të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik + 30 6987200410./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara