www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Lidhur me gjendjen e sigurisë në shtet, qytetarët mund të jenë të qetë

Posted on September 25, 2023 by User User1

Ngjarjet të cilat ndodhën sot i dënoj fuqishëm dhe shpreh mbështetje të plotë për KFOR-in në të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Me shqetësim të madh e ndjekim situatën në Kosovë, dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë dhe partnerët strategjik, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Fejsbuk.

“Lidhur me gjendjen e sigurisë në shtet, qytetarët mund të jenë të qetë – ajo është stabile, pa kurfarë indikacione për çrregullime të mundshme. Të gjitha institucionet e angazhuara për siguri, e ndjekin gjendjen me vigjilencë. Njëherit, në pajtim me informatat e ndara mes shërbimeve zbuluese të sigurisë dhe aleatëve tanë në Aleancën e NATO-s, nuk ekzistojnë indikacione të cilat tregojnë prishje të sigurisë në Maqedoni të Veriut”, thekson kryeministri në kumtimin e tij.

Ai bëri thirrje për deeskalim të ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdim të dialogut dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë të qetë dhe demokratike.“Është kyç përshpejtimi i integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, kjo është mënyra e vetme për sigurim të përparimit dhe stabilitetit në rajon, si dhe ulje të ndikimit të palëve ë treta destabilizuese. Rajoni duhet të shkojë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, të ardhme më të mirë dhe standard më të mirë jetëson”, thekson Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara