www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti: Jemi të pamposhtur sepse kemi popullin me vete, nga Likova deri në Strugë

Posted on September 23, 2023September 23, 2023 by User User1

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai tha se lufta e UÇK-së ishte një rast unik, pasi nga një anë ishte një ushtri e tërë dhe nga ana tjetër ishte populli. Por, sipas Ahmetit, suksesi i luftës së UÇK-së ka qenë pikërisht ai, sepse populli ishte me ta gjatë kohës së luftës, por edhe sot, nga Likova e deri në Strugë. Ahmeti tha se e gëzon fakti se ata kanë dalë fitimtarë me kundërshtarët, fitimtarë në luftë, në diplomaci, fitimtarë edhe në drejtësinë ndërkombëtare.

“Alarmi u bë pas sulmeve që dridhën helikopterët në shpellën e Fadil Hoxhës, duke menduar se ne ishim të strehuar aty. Por ne nuk strehoheshim në shpella, sepse na mbante populli, populli ishte me ne. Është rast unikat ku nga një anë ndodheshe një ushtri, ndërsa nga ana tjetër ishte populli. Këtu është edhe çelësi i suksesit tonë që ne jemi të pamposhtur që nga veriu në Likovë deri në jugë në Strugë, prandaj edhe jemi fitimtar sepse mposhtëm përballjet me kundërshtarë. Fitimtarë me kundërshtarët, fitimtarë në luftë, në diplomaci, fitimtarë edhe në drejtësinë ndërkombëtare. Ka edhe shumë punë për t’u bërë, por kemi aq shumë energji dhe njerëz që nuk na frigon asgjë që na del përpara.”- tha Ahmeti.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara