www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Faksi për Shkëlzenin, që provon se ministrat ishin ushtarë të djalit të Berishës në Gërdec

Posted on September 22, 2023September 22, 2023 by User User1

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Bersisha, është thirrur nga SPAK si dëshmitar në lidhje me përfshirjen e tij në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec, që më pas solli tragjedinë e madhe. Ndër të tjera ai do të japë llogari për një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.  Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Aldo Bumçi ka thënë se shënimi nuk është i tij dhe kjo është një përpjekje qesharake për t’i ikur përgjegjësisë dhe dekonspirimit të Shkëlzenit. Faksi është nisur nga zyra e Aldo Bumçit dhe për këtë ka provë shkencore kokën e faksit. Shënimi është i Viktor Gumit, zëvendësministrit të Drejtësisë në atë kohë, i cili falë atij shënimi për ta marrë me të mirë u bë deputetë dhe ministër, më pas dhe u flak në rrugë sapo e mbyllën çështjen. 

Ky është faksi që Aldo Bumçi ka nisur nga zyra e tij, në adresë të një zyre në Ministrinë e Mbrojtjes ku punonte në mënyrë informale Shkëlzen Berisha për projektin e Gërdecit. Faksi është fotokopje e “Memo”-s zyrtare, që Bumçi si ministër Drejtësie i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mbrojtjes, për ta miratuar procedurën e koncesionit të Gërdecit me VKM nga qeveria. Por për të informuar paralelisht Shkëlzenin, që “çdo gjë është në rregull”, një fotokopje të “Memo”-s, i ka vënë shënimin sipër “Për Shkëlzen Berishën” dhe e ka nisur në një numur faksi që i korenspondon protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes. 

Sekretarja e Aldo Bumçit në dëshminë e saj në Prokurori e pranon se e ka nisur ajo faksin me porosi të Bumçit dhe ka parë Shkëlzen Berishën të hyjë dy herë në atë kohë tek zyra e Bumçit. Sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Anila Lala, pranon që ka marrë faksin nga Ministria e Drejtësisë dhe kur ajo e ka marrë, shënimi “Për Shkëlzen Berishën” ka qenë sipër faksit. 

Ajo e ka çuar në një zyrë, ku ka menduar se mund ta merrte Shkëlzen Berisha. Pra, gjithë rruga informale ka qenë e qartë. Faksi është thjeshtë një informim servil i Bumçit për Shkëlzenin që “ja ka mbaruar porosinë” dhe nuk ka lidhje me rrugën zyrtare të “Memo”-s. Mbrojtja që bën Berisha dhe Bumçi është pikërisht ky fakt që i implikon më shumë. Ata thonë se Memoja origjinale nuk e ka atë shënim! Natyrisht që nuk e ka dhe kjo është akuza: D.m.th në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin. Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara