www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VIDEO) Jankullovska “tradhton” Gruevskin, fotografohet me Mickoskin

Posted on September 22, 2023September 22, 2023 by User User1

Është e dënuar me 6 vjet burg për një aferë korrupsioni, por ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska është shfaqur e buzëqeshur në një fotografi të përbashkët me kryetarin aktual të VMRO-së, Hristijan Mickoski, të realizuar në selinë e VMRO-së. Fotografia ka shkaktuar pak habi në publik pasi që Jankullovska është përceptuar si një prej personave më të afërt të ish-kryeministrit të arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski. Kjo ka marrë rëndësi tashmë kur në partinë më të madhe opozitare në vend është duke ndodhur procesi i ndarjes në dy krahë, ndërmjet gardës së vjetër të personifikur në figurën e Gruevskit dhe udhëheqjes aktuale të VMRO-së. Në bazë të fotografisë, Jankullovska do ta mbështesë Mickoskin gjatë përballjes me Gruevskin, e nisur së fundi pas raportimeve se ish-kryeministri bashkë me liderët e shumicës parlamentare është duke përgatitur një pazar më madh politik për të siguruar vota të deputetëve të VMRO-së për votimin e ndryshimeve kushtetuese.  E për këtë besnikëri, Mickoski ka shpërbyler duke e vënë në pikëpyetje edhe vendimet e drejtësisë.

“Takim i fuqishëm sa Gorde. Padrejtësia asnjëherë nuk na ka thyer”, ka shkruar Mickoski në mbishkrimin e fotografisë.

Ish ministrja Jankulloska po vuan dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4 vjet.

Përndyshe, Jankullovska ka një imazh të keq te shqiptarët, të krijuar sidomos gjatë paraqitjeve publike të ish-ministres. Ajo është në sy të keq sidomos për deklaratat gjatë momenteve të para pas vrajes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, gjatë të cilës ajo i cilësoi si terrorisë të arrestuarit. Ajo gjithashtu është dëgjuar gjatë incizimeve të publikuara nga ish-kryeministri Zaev, duke i etiketuar shqiptarët si “indianci”. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara