www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dyshohet se fshehu pagesa 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare, McGonigal pritet të deklarohet fajtor

Posted on September 22, 2023September 22, 2023 by User User1

Ish-kreu i kundërzbulimit për FBI-në në Nju Jork Charles McGonigal, pritet të deklarohet fajtor ditën e sotme për akuzat se ka fshehur pagesat e 225,000 dollarëve në para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili u bë burim në një hetim të FBI-së, tregojnë të dhënat e gjykatës.

Reuters shkruan se Charles McGonigal, është planifikuar të paraqitet në një seancë dëgjimore në gjykatën federale të Uashingtonit ditën e sotme orën 14:00.

Prokurorët amerikanë bëjnë me dije se ish-oficeri shqiptar i inteligjencës kishte interesa biznesi në Evropë dhe ishte një burim për një hetim të FBI-së që përfshinte lobim të huaj që mbikëqyrte McGonigal.

Ai u deklarua fajtor për një akuzë konspirative në gjykatën federale në Manhattan muajin e kaluar në një rast të veçantë në lidhje me punën e tij për oligarkun rus Oleg Deripaska ndërsa Deripaska ishte nën sanksionet e SHBA.

McGonigal përballet me një padi prej nëntë pikash në Uashington, duke e akuzuar atë për dështimin për të raportuar pagesat në para dhe udhëtimet që ai bëri me ish-oficerin e inteligjencës në Evropë në 2017 dhe 2018. Ai më parë u deklarua i pafajshëm për këto akuza.

Akuzat më të rënda kundër McGonigal sjellin një dënim maksimal prej 20 vjetësh, por ka të ngjarë që prokurorët të kërkojnë një dënim më të butë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara