www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shakirës nuk i del inati me ish bashkëshortin Pique, ja çfarë i ka thurur kësaj rradhe

Posted on September 21, 2023 by User User1

Marrëdhënia e këngëtares kolumbiane Shakira me ish bashkëshortin e saj Gerard Pique me sa duket vazhdon të tensionohet dita ditës. Herë pas here të dy ish bashkëshortët kanë thumbuar njëri tjetrin. Por këngëtarja duket se nuk është ndalur duke i sjellë një goditje të befasishme. Një këngë për dadon e papaguar. Po po pikërisht kjo, me sa duket këgëtarja nuk dëshiron të ndalojë së publikuari këngë për Piquen dhe atë që ka kaluar gjatë lidhjes së tyre.

Pavarësisht se shumë fansa se kanë pëlqyer këtë gjë, ylli kolumbian ka vazhduar me të njëjtin ritëm.

Në një këngë të re të publikuar këto ditë, “El Jefe”, me grupin Fuerza Regida, kënga tregon historinë e një njeriu të klasës punëtore që përpiqet të arratiset nga qyteti i tij i vogël dhe të bëhet një “bos kompetent”.

Videoja, e cila u xhirua në Miami, ku Shakira tani jeton pas ndarjes së saj nga Pique, tregon këngëtaren duke luajtur rolin kryesor ndërsa kryente detyra rraskapitëse në një mjedis të pistë të fabrikës. Në të njëjtën kohë, këngëtarja ecën me një fustan të zi dhe çizme deri tek gjuri, teksa ka hipur mbi kalë.

Gjithçka dukej normale deri në fund të këngës, kur Shakira këndon: “Kjo këngë është për ty, pasi nuk të paguan dëmshpërblim. Një tjetër pështymë, si gjithmonë”.

Kjo është një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique. Siç është shkruar në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, thashethemet duan që futbollisti të ketë shkarkuar vajzën që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij.

Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t’i paguante as dëmshpërblimin. Dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara