www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

18-vjeçari nga Shkupi nën hetime nga Prokuroria! Vodhi veturë dhe shkaktoi dy aksidente – vdiq një këmbësore!

Posted on September 21, 2023September 21, 2023 by User User1

Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur procedurë hetuese kundër një 18-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekzistojnë dyshimet se ka kryer veprën penale – vjedhje të automjetit, me të cilin më pas ka kryer veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe veprën penale – Mosdhënien e ndihmës ndaj personit të lënduar në aksident, transmeton TV21.

“Më 30 gusht, në parkingun para ndërtesës në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, jashtëligjshëm ka marrë automjet që ta shfrytëzojë. Duke e drejtuar automjetin e vjedhur “Alfa Romeo” me targa të Shkupi, në bulevardin “Boris Trajkovski”, i dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe ka rrezikuar trafikun publik dhe e ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Automjetin e ka drejtuar pa patent shofer, kurse shpejtësia e lëvizjes nuk ka qenë e përshtatur me kushtet e rrugës, dendësinë e trafikut dhe kushteve të tjera të komunikacionit, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dalë jashtë korsisë, në trotuarin e anës së djathtë, ku ka goditur një këmbësor, i cili ka marrë lëndime të rënda dhe ka vdekur më vonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë. 

Nuk ka dhënë ndihmë mjekësore ndaj të dëmtuarës, ndërkaq ka vazhduar të vozisë ku sërish ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar rrethojën e metaltë.

E ka lënë veturën dhe në këmbë ka lëshuar vendin, duke u fshehur nga organet e rendit”, qëndron më tej në njoftim.

Për shkak se ekzistojnë kushtet që i dyshuari mund të arratiset, ndaj të njëjtit është shqiptuar edhe masa e paraburgimit nga gjykatësi i procedurë paraprake në Gjykatën Penale Shkup.

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara