www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dalin pamjet nga momenti kur nxirret trupi i pajetë i gruas në lumin Drin në Prizren

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Gazeta Sinjali dje raportoi se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drin në fshatin Krajk të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe togeri i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima s’është identifikuar ende.

Sipas Bytyqit, trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje.

“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetë një trup i pajetë. Patrolla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjetë një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjetë nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, tha Bytyqi.

Ndërkohë mediumi lokal Besa ka publikuar pamjet nga momenti kur ekipi i zjarrfikësve kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga lumi.

Sinjali mëson se viktima dyshohet të jetë Arjeta Celina Makasqi, e cila dyshohet se u hodh javë më parë nga “Ura e Fshajtë në Gjakovë”./Kosovanacionale.com

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara