www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fillimi i projektit “Mbështetje e BE-së për sundimin e drejtësisë”

Posted on September 21, 2023September 21, 2023 by User User1

Në Shkup sot zyrtarisht do të shënohet fillimi i projektit “Mbështetje e BE-së për sundimin e drejtësisë”, qëllimi i të cilit është forcimi i sundimit të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Në këtë ngjarje, ekipi i projektit “Mbështetje e BE-së për sundimin e drejtësisë” do të informojë për aktivitetet dhe qëllimet e projektit, për bashkëpunimin me institucionet në vend, teknikat për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore në kuadër të shfrytëzuesve kryesorë, si dhe mbështetjen  e BE-së për sundimin e drejtësisë. 

Fjalim kanë paralajmëruar ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Krenar Loga, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe përfaqësues të Ludvig Bolcman Gaselshaft – Instituti për të Drejtat Themelore dhe të Njeriut (LBI-GMR) dhe Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik (CILC), Diter  Shindlauer, udhëheqës i ekipit të projektit, në rolin e lehtësuesit.

Projekti është i dizajnuar që t’i mbështesë institucionet relevante të cilat punojnë në sferën e drejtësisë, krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të njeriut për përmirësimin e kapaciteteve të tyre, efektivitet dhe ndikim.

Projekti është financuar plotësisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Ludvig Bolcman Gaselshaft – Institutit për të Drejta Themelore dhe të Njeriut (LBI-GMR), Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik (CILC).

Kohëzgjatja e projektit është 36 muaj me vazhdimin e paraparë për gjashtë muaj të shtesë me buxhet prej 10,25 milionë euro. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara