www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bayern Munich triumfon kundër Man United

Posted on September 20, 2023 by User User1

Bayernit i takon “festivali i golave” në Mynih, triumfon kundër Man United.

Bayern Munich e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

Bavarezët triumfuan 3:2 kundër “Djajve të Kuq” në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan lajmi net.

Sane dhe Gnabry me dy gola “ekspres” në minutat 28-të dhe 32-të i dhanë avantazhin Bayern Munichut.

Man United katër minuta pasi nisi pjesa e dytë ngushtuan epërsinë e vendasve me golin e Hojlund.

Shpresat mysafirëve nga Anglia ua shuajti sulmuesi Harry Kane me golin e tretë nga penalltia katër minuta më vonë.

United deri në fund arriti të shënonte edhe një herë me anë të Casemiros tre minuta pa përfunduar koha e rregullt, para se Mathys Tel të shënonte golin e katërt.

Casemiro realizoi edhe njëherë në sekondat e fundit për epilogun final të takimit.

Bayern Munich është lider i Grupit me tri pikë, ndërkohë Man United i fundit pa pikë. Pjesë e grupit janë edhe Kopenhaga e Galatasaray që barazuan 2:2 në Stamboll.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara