www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Abazoviq: Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviq thotë se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi ka krijuar shumë armiq në Mal të Zi.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazoviq u shpreh se prej 3 vitesh ndodhet nën ‘kallash mediatik’, sepse ka shumë akuza dhe propagandë.

“Unë kam krijuar shumë armiq në Malin në Zi. Një lob jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm financiarisht, që bënë një fushatë kundër meje, qysh në fillim. Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim dhe janë të gatshëm të marrin atë risk për vete” deklaroi ai.

Abazoviq shtoi se marrëdhëniet me presidentin e ri, Jakov Milatoviq i ka shumë të mirë, dhe Mali i Zi orientohet drejt Perëndimit.

“Kemi pasur tre zgjedhje në Mal të Zi. Kemi ardhur në një nivel që procesi realizohet si në Evropën Perëndimore, pa asnjë tension dhe kjo është meritë e qeverisë. Me Presidentin e ri raportet i kam shumë mirë. Kryesorja ka qenë mos kemi mosmarrëveshje sa i takon vlerave. Kur e mbajmë orientimin perëndimor të Malit të Zi, jemi në rregull. Tani për tani, Presidenti plotësisht është në atë drejtim. Dakord jam me ju se jetojmë në treva ku ka ndryshime, ku emocionet ndonjëherë tejkalojnë racionalitetin, por mendoj se flamurin e politikës perëndimore, ende e mbaj në partinë time dhe ne do mundohemi që sa më shumë të jetë ajo Aleancë që do shtyjë Malin e Zi drejt BE,” tha ai.

Sipas tij, shqiptarët në Malin e Zi nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa tani.

“Po kurrë më mirë shqiptarët nuk kanë qenë sa janë tani. Pas 45 vitesh kemi kthyer trevat familjeve shqiptare, kemi nisur një cikël investimesh, kemi nënshkruar një marrëveshje historike për ndërtimin e urës mbi Bunë bashkë me qeverinë e Shqipërisë. Kemi ndryshuar perceptimin dhe një distancë etnike ndaj shqiptarëve, që ose është eleminuar ose është në një mundësi shumë të vogël. Të gjithë shqiptarët në Mal të Zi të integrohen pa asnjë diskriminim,” -vijoi më tej Abazoviq, ndërsa shtoi se edhe shqiptarët e Tuzit kanë patur një derë të hapur të qeverisë”, theksoi ai.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara