www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

UEFA dënon me para Shqipërinë, po ashtu edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

UEFA e ka gjobitur edhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), në vendimet e publikuara të mërkurën. FSHF-ja është gjobitur në total me 44 mijë euro për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila u zhvillua këtë muaj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Me 30 mijë euro, FSHF-ja është gjobitur ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe akte dëmtuese në duelin me Poloninë.

Po ashtu, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit (tribunës veriore dhe jugore” për ndeshjen e ardhshme si vendas, por këtë vendim e ka pezulluar për një periudhë provuese prej dy vjetësh. Ndërkohë, me 14 mijë euro tjera, FSHF-ja është gjobitur për bllokimin e rrugëve publike.

Krahas gjobave, FSHF-ja ka marrë edhe paralajmërime për sjelljen e pahijshme të ekipit, reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara