www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takim i Llogës me kolegun e tij nga Arabia Saudite Al-Samani, nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar takim zyrtar me kolegun e tij nga Arabia Saudite, Valet Muhamed Al-Samani. Në takim u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes dy vendeve. 

Siç informoi Ministria e Drejtësisë,  u shkëmbyen përvoja rreth organizimit të sistemit të drejtësisë në RMV dhe Arabinë Saudite. Ministri Lloga e informoi kolegun e tij për gjendjen e drejtësisë në vendin tonë, duke theksuar përpjekjet për reforma, si dhe kushtet e këqija të burgjeve në vend. Duke diskutuar për sfidat aktuale, ministri informoi edhe për ndryshimet kushtetuese, si dhe për rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.  

Ministri  Al-Samani pasi falënderoi për mikpritjen, tregoi se nga Princi i Kurorës,   Muhamed bin Salman, morën përsipër përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për proceset në drejtësi. 

“U diskutua edhe për ndryshimet e fundit që ka kaluar gjyqësori në Arabinë Saudite, duke theksuar ngritjen e departamenteve të posaçme në çdo gjykatë për ndihmën juridike për qytetarët, ngritjen e nivelit të transparencës, kufizimin e proceseve në tre muaj për zgjidhjen e problemeve. Theks i veçantë gjatë takimit u vu në procesin e digjitalizimit dhe funksionimit elektronik në të gjithë sistemin e drejtësisë, i cili përveç efikasitetit të punës, rrit edhe transparencën, sepse palët do të kenë shikueshmëri në të gjitha hapat dhe fazat e proceseve gjyqësore” informoi Ministria.

Ministri i Drejtësisë i Arabisë Saudite e ftoi ministrin Krenar Lloga për një vizitë zyrtare dhe ritheksoi se ai personalisht dhe ministria që ai drejton do të jenë të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në tejkalimin e të gjitha sfidave.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara