www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti informon se ka përfunduar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Kopanicë

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti nëpërmjet faqes zyrtare të tij informon qytetarët se ka përfunduar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Kopanicë.

Postimi i plotë :

✅ Përfundon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Kopanicë 

🚧 Sipas planifikimit të projektit, gjatë punimeve ndërtuese janë instaluar dy Kolektorë kryesorë, njëri me kapacitet prej F400 – gjatësi prej 239m dhe tjetri Kolektor me kapacitet prej F315- gjatësi prej 1876m.  

🚧 Në sistemin e kanalizimit fekal është instaluar edhe tubacioni për kyçjen e amvisërive, në gjatësi prej 10.015m – me kapacitet prej F250 dhe përmban mbi 500 shakte, që do të mundësojë kyçjen e mbi 90 %  të shtëpive që gjinden ne këtë vendbanim. 

👉 Sistemi i sapokrijuar i kanalizimit ka përfunduar 4 muaj para afatit të parashikuar kohorë dhe është punuar me të gjitha standardet e duhura, që siguron asgjësimin e sigurt dhe efikas të ujërave të zeza, duke reduktuar rrezikun e kontaminimit dhe shpërthimit të sëmundjeve. 

– Vlera e Projektit është 78.968.334,00 den me TVSH dhe ky projekt zgjidh një problem serioz infrastrukturorë për vendbanimin Kopanicë. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara