www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ushtria amerikane gjen avionin e humbur 80 milionë dollarësh

Posted on September 20, 2023 by User User1

Autoritetet amerikane kanë raportuar gjetjen e mbetjeve të avionit luftarak F-35, i raportuar i zhdukur pas një përplasjeje mbi qiellin e Karolinës së Jugut.

Avioni u zhduk mbi qytetin e Charleston të dielën pasdite pasi piloti aktivizoi parashutën dhe pasi u gjet nga ekipet e emergjencës u dërgua në një spital të zonës.

Të hënën ushtria amerikane lëshoi një thirrje drejtuar banorëve të zonës për të identifikuar mbetjet e avionit.

“Nëse keni informacione që mund të ndihmojnë ekipet tona të lokalizojnë avionin F-35, telefononi Qendrën e Operacioneve të Mbrojtjes së Bazës në numrin 843-963-3600”, shkruhej në mesazhin e çuditshëm që u shpërnda në X (ish-Twitter) dhe që zgjoi ironinë e komentuesve.

Sakaq, mbetjet e avionit luftarak u gjetën në një zonë rurale të kontesë Williamsburg dhe pas zbulimit të tyre banorëve iu kërkua të shmangin zonën ndërsa ekipet e ushtrisë punojnë në zonë.

Rindërtimi i ngjarjes

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 (me orën lokale) të së dielës, kur piloti, me shumë gjasa që kishte humbur kontrollin e F-35B, u detyrua të braktiste avionin dhe të hidhej me parashutë në tokë. Ai arriti të ulej pa probleme në një zonë pranë Charleston-it të Veriut, Karolina e Jugut.

Sipas autoriteteve avioni F-35B Lightning II ishte nisur nga Stacioni Ajror i Trupave Detare Beaufort, si pjesë e një skuadroni stërvitor në raste sulmi që fluturonte së bashku me një avion tjetër luftarak.

Supozohet se ajo që e bëri veçanërisht të vështirë gjetjen e F-35 ishte vetë teknologjia me të cilën është pajisur, pasi aftësi stealth e bën të vështirë gjurmimin me radar të tij.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara