www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjendet pa shenja jete një 14-vjeçar në Ferizaj

Posted on September 19, 2023 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një person i mitur është gjendur pa shenja jete në rrugën ‘Imri Neziri’.

Nga emergjenca kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se i mituri dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës, i cili ishte i gjakosur. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se fëmija ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Dyshimet e para janë që 14-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij, pasi në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara