www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kupa e Maqedonisë në futboll, nesër luhen ndeshjet e para të edicionit të ri

Posted on September 19, 2023 by User User1

Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër shënon startin, kur në program janë ndeshjet e para të edicionit të ri 2023/24.

Struga Trim Lum që ishte finaliste së bashku me Makedonija Gjorce Petrov si dhe gjysmëfinalistët tjerë Shkëndija dhe Sileksi janë të lira në xhiron e parë të Kupës, ndërsa edicionin e ri do ta nisin direkt nga 1/8 e finales.

Kësi lloj në program të ditës së nesërme do të zhvillohen plot 12 ndeshje.

FC Shkupi edicionin e ri të Kupës do ta nis si mysafir i skuadrës Konjare, Besa e Dobërdollit do të përballet me Vardarin, ndërsa Gostivari do të luajë me Bellasicën. Gjithashtu do të luhen edhe takimet Vëllazërimi – Pelisteri, Bashkimi – Skopje si dhe Arsimi – Tikveshi.

Të gjitha sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë do të zhvillohen nesër (e mërkurë), duke nisur nga ora 15:00. Kualifikuesi për në raundin e radhës përcaktohet me një ndeshje, ku në rast barazimi, fituesi vendoset direkt përmes penalltive, pa u luajtur dy herë shtesat nga 15 minuta.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara