www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Denoncohet edhe një tjetër rast në çerdhen ku u ushtrua dhunë ndaj 3-vjeçarit

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Mimoza Gjurkaj e cila deri në vitin e kaluar kishte një fëmijë në kopshtin publik në Fushë Kosovë, aty edhe ku po dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një trevjeçari, ka pohuar se edhe fëmija i saj ka përjetuar pothuajse rastin e njëjtë në këtë kopsht.

Gjurkaj e cila sot ka ardh vetëm për të dëshmuar se rastet e tilla janë të shpeshta në këtë çerdhe, tha se fëmija i saj gjatë kohës sa ka qenë në atë çerdhe, ka pas vazhdimisht telashe. Madje, shton se të njëjtin edhe kanë dashur të përjashtojnë, pasi ka qenë fëmijë me hiperaktivitet, porse e njëjta është ankuar në Ministrinë e Arsimit.

“Nuk e di për dhunim, mirëpo çdoherë është lëndu ndonjë fëmijë ose diçka, fajin ja kanë lënë djalit tim. Kam pas telashe tri vjet këtu në këtë kopsht. Nuk kam qenë brenda, por djalin kanë dashur të përjashtojnë, derisa jam detyruar të intervenojë në Ministri të Arsimit, duke u shtyrë me një fëmijë pesëvjeçar që është me hiperaktivitet. E ka kry tash djali. Por, kam ardhë sot të tregoj se edhe djali im ka pas këso telashe. Nuk e kam raportuar rastin veç kam intervenuar në Ministri Arsimit, kjo ka ndodhë para se të përfundojë kopshtin”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj po ashtu tha se me këso raste është ballafaquar edhe një shoqe e saj, e cila është detyruar të heq fëmijën nga kopshti.

“Shoqja e ka heq vajzën prej kopshti për këto qëllime, ne po i sjellim t’i edukojmë e jo t’i rrahin. Ne i kemi lind, bëjmë çfarë të duam me dashtë. Dhuna nuk është zgjidhje”, tha ai.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara