www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e Maqedonisë sekuestron pajisje për gjetjen e metaleve, helmeta ushtarake dhe revolverë

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Pajisje për gjetjen e arit dhe metaleve të tjera, si dhe helmeta ushtarake dhe kobure të vjetra – antike, janë sekuestruar në hyrje të pikës kufitare Tabanoc nga doganierët gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me targa të Ukrainës, i drejtuar nga shtetas ukrainas.
Tre detektor metalik standard dhe një i vogël, dylbi, shtatë helmeta ushtarake, një mini kruese, dy revole të vjetra – kubure, një libër ankandi, një xham zmadhues, një mini dron dhe një kokë e mbushur aligatori u gjetën në automjet në disa çanta dhe një kuti.

Kontrolli i mjetit është bërë për shkak të dyshimit të bazuar në deklaratën e pasagjerit, i cili në pyetjen e doganierëve iu përgjigj se nuk kishte asgjë për të denoncuar. Personi dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar me dy automjete të ndara dhe sipas deklarimeve të tyre kanë planifikuar të qëndrojnë më gjatë në RMV”.
“Malli është mbajtur përkohësisht, me çka është penguar mundësia e përdorimit të tyre dhe kryerja e veprimtarive të kundërligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndaj personit është bërë kallëzim për kundërvajtje doganore”, thonë nga MPB.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara