www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti për Izet Mexhitin thot se: “Kur ai flet keq për BDI-në, sikur t’a pështyjë fytyrën e tij!

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “360 gradë” në TVM1, ndër të tjera është pyetur se “pse ka lejuar që një nga fëmijët e tij politik, Izet Mexhiti të largohet nga BDI”. Ahmeti përgjigjet se nëse BDI është parti e kriminalizuar, siç akuzon Mexhiti, është dashur të fliste më hapur me kryetarin Ahmeti kundër krimit, padrejtësisë apo gjërave të këqija që po ndodhin në BDI.

“Nëse pështyj lart, pështyma do të më bjerë në fytyrë. Nëse Izet Mexhiti flet keq për shtëpinë e tij, është njësoj sikur të ka pështyrë në fytyrë. Nëse është dënuar nga BDI, ka qenë 20 vite në BDI dhe është dashur të më flasë më hapur në takime kundër krimit apo padrejtësisë, apo të këqijave që ndodhin në BDI”- tha lideri i BDI-së.

“Tani për të folur për Mexhitin, më duket sikur po pështyj lart. Çfarë do të ndodhë pastaj, pështyma do të më bjerë në fytyrë. Izet Mexhiti ishte një zyrtar i lartë i BDI-së për 20 vjet. Gjithçka që thotë Maxhiti është e ngjashme me atë që thashë unë”, deklaroi Ahmeti. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara