www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dasma më e shkurtër në histori! Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Ndoshta kjo është dasma më e shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.

Historia e çiftit vjen nga Kuvajti.

Përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.

Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.

Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit. Historia është bërë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.

“Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim,” komentoi një përdorues i X. Një përdorues tjetër shtoi: ” Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë.”

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara