www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Shtëpia e tmerrit” në Poloni, babai dhe vajza kryenin incest, 3 foshnje të vdekura në bodrum

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Opinioni publik në Poloni është tronditur nga zbulimi i “shtëpisë së tmerrit”, ku babai dhe vajza e tij jetonin një lidhje dashurie prej mëse katër vitesh, duke lindur edhe dy fëmijë së bashku.

Incesti në familje u zbulua pasi fqinjët e tyre u alarmuan teksa shihnin babë e bijë të ecnin dorë për dore në fshat, ndërsa më pas në bodrumin e shtëpisë së tyre u gjetën trupat e tre foshnjave të porsalindura të vdekura.

54-vjeçari Piotr Gierasik dhe e bija 20 vjeçe, Paulina, tashmë do të përballen me burgim të përjetshëm pasi akuzohen për vrasje dhe incest.

Eshtrat e foshnjave të mbështjella me qese plastike u zbuluan në varre të cekëta brenda banesës që ndodhet në fshatin Czerniki, në Poloninë veriore.

Dy nga foshnjat i përkisnin Paulinës, thanë hetuesit, dhe nëna e të tretit është motra e saj.

Kolegët e Paulinës në një dyqan ëmbëlsirash në fshatin fqinj Stara Kiszewa kanë treguar për mediat se babai i rruajti asaj kokën që djemtë e tjerë të mos e shihnin apo ngacmonin dhe se ajo e “shihte atë si Zot”.

Referuar arrestimeve më herët, Mariusz Duszyński nga Prokuroria e Qarkut në Gdańsk tha: “Vajza është akuzuar për dy vrasje dhe për marrëdhënie incesti me babain e saj. Burri u akuzua për tre vrasje, për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe incest me një tjetër vajzë të tij”./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara