www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtrenjtohen karburantet

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Benzina EUROSUPER BS-95  shtrenjtohet për gjymë denar, ndërsa  dizeli dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për një denar, nga sonte në mesnatë, me vendimin që e mori Komisioni Rregullator i Energjetikës.

 Çmimi i ri për një  litër EUROSUPER BS – 95 do të jetë 90.5 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS – 98 mbetet i njëjtë dhe do të jetë 92.5 denarë. Një litër EURODIESEL BS (D-E V) me rritjen e çmimit do të kushtojë 87 denarë, derisa çmimi i ri i Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të jetë 86 denarë.

Rritet edhe çmimi  i Mazutit M-1 NS rritet për 0.964 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 48.268 denarë.

 Me vendimin e KRRE-së, po bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.99% krahasuar me vendimin e datës 15 të këtij muaji.

 Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake  shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0.225 për qind,  te dizeli për 1.906 për qind,  te vaji ekstra i lehtë për 1.619 për qind dhe  dhe te mazuti rritja është për 1.445 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0.042 për qind.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara