www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Censusi në Shqipëri, “beteja” për maqedonasit

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Deklarimi i pakicave kombëtare si bullgarë apo maqedonas është një çështje që sidomos muajve të fundit ka sjellë në qendër të vëmendjes pretendimet e dy vendeve për pakicat në Shqipëri. Autoritetet zyrtare në Shkup kanë apeluar pakicave maqedonase që të regjistrohen për të deklaruar përkatësinë e tyre

Evis HALILI

Shkup, 18 shtator – Nisja e procesit të regjistrimit në Shqipëri këtë të hënë ka vënë në lëvizje Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Deklarimi i pakicave kombëtare si bullgarë apo maqedonas është një çështje që sidomos muajve të fundit ka sjellë në qendër të vëmendjes pretendimet e dy vendeve për pakicat në Shqipëri. Ndërsa zonat e Prespës së vogël, Gollobordës.., janë vizituar nga autoritete shtetërore nga të dyja vendet, si edhe janë “vërshuar” nga ndihmat , premtimet dhe donacionet. Autoritetet zyrtare në Shkup kanë apeluar pakicave maqedonase që të regjistrohen për të deklaruar përkatësinë e tyre. “Në lidhje me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në RSh Ministria e Punëve të Jashtme inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri që lirisht të shprehin përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me legjislacionin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e MJ. Me tej thuhet se dy vendet ruajnë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore.

MPJ dhe institucionet e RMV do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, për çështje që kanë të bëjnë me identitetin. Ne vazhdojmë të angazhohemi aktivisht në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”, thuhet në deklaratë. Në muajin korrik presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së tij në Shqipëri u takua me popullatën maqedonase, po ashtu edhe zëvendëspresidentja bullgare Iliana Jotova vizitoi vendet ku jeton pakica që ato i konsiderojnë bullgare. Po nga Bullgari muajt e fundit janë intensifikuar aktivitetet e ndryshme, si vizita mjekësore falas në zonën e Prespës, hapje shkollash e donacinae të ndryshme, deri edhe në dhënien e pasaportave bullgare. Reagime të ndryshme ka pasur edhe nga organizata në Shqipëri, promaqedonase.

Një prej tyre është Ilinden, e cila i konsideron përpjekjet bullgare si presion ndaj pakicave kombëtare maqedonase në Prespë e Gollobordë për t’u deklaruar si bullgarë. Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri ka nisur sot dhe do të vijojë deri më 28 tetor. Ky do të jetë regjistrimi i dymbëdhjetë i popullsisë në Shqipëri. regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri është realizuar më 2011 dhe rezultoi se popullsia ishte mbi 2.8 milionë banorë. Ndërsa si maqedonas u deklaruan 5.512 banorë. (koha.mk)

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara