www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Do të bisedohet që edhe pijet të përfshihen në vendimet për uljen e çmimeve

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të ketë takim me prodhuesit dhe distributorët e pijeve në shtet me të cilët do të diskutojë për përfshirje të këtyre produkteve në vendimet për lirimin e produkteve të cilat i paralajmëroi Qeveria. 

“Pres që të kemi ‘fidbek’ pozitiv edhe nga ana e tyre dhe me vendimin e ardhshëm, përveç produkteve kimike, të përfshihen edhe pijet në uljen e çmimeve deri më 30 nëntor”, tha Bekteshi në konferencën për media në Qeveri. 

Në mbledhjen e Qeverisë nesër do të merret vendim me të cilin për minimum 10 për qind do të ulen çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore bazë, prej të cilave 90 për qind me tatim prej 5 për qind, ndërsa çmimi i referimit do të jetë çmimi nga 1 gushti i këtij viti. 

“Jam i bindur se nga e dita e mërkurë do të ketë ulje të dukshme të çmimeve të produkteve të cilat do të publikohen nesër pas mbledhjes së Qeverisë”, tha Bekteshi. 

Produktet që do të kenë çmim të ulur do të shënohen me shenjën çmimi i garantuar.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara