www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studentët e viteve të para mund të aplikojnë për shfrytëzim falas të transportit publik

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Të gjithë studentët e rregullt në ndonjë prej fakulteteve shtetërore në Shkup për studime universitare (cikli i parë) kanë të drejtë në biletë studentore vjetore për shfrytëzim falas të transport publik, pa limit moshe, njoftojnë nga NTP Shkup, transmeton Portalb.mk.

Procedura për sigurimin e llojit të specifikuar të biletës kryhet në njërën nga shtatë qendrat e personalizimit të NTP Shkup, me praninë personale të studentit.

Dokumentet e nevojshme:

  • Vërtetim për student të rregullt(jo më e vjetër se një muaj)
  • Indeks origjinal dhe letërnjoftim
  • 200 den (pagesë një herë) për realizimin e kartelës elektronike të personalizuar “Skopska”

Për studentët e vitit të parë, bileta është automatikisht e vlefshme deri në fund të vitit të ardhshëm kalendarik (2024).

Bileta vjetore studentore për transport falas është e vlefshme për numër të pakufizuar udhëtimesh në të gjitha linjat (qytet dhe periferi), por jo për transportin e tarifës së natës.

Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë në numrin 02-3171-881, në Repartin për shitje në NTP Shkup, si dhe në faqen e ndërmarrje në Facebook, facebook.com/jspskopjee.

Kujtojmë se vetëm “Skopska” me biletë përkatëse është i vetmi dokument i vlefshëm për shfrytëzim falas të transportit publik nga studentët që plotësojnë kushtet për biletë vjetore studentore. Nuk njihen indekset, vërtetimet për student të rregullt, etj.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara