www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet një person në Veles, zbardhen tre vepra penale

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Dje në orën 17:10 në Veles, është arrestuar 41-vjeçari A.K. nga fshati Orizare e Epërme. Ai dyshohet se në periudhën 16/17.09.2023 nga një garazh në Veles ka marrë një veturë motorike të pasagjerëve “Citroen C3” me shenja regjistrimi të Velesit, pronë e A.D.(60) nga Velesi dhe një vegël elektrike.

“Përveç kësaj, para një dyqani në Veles, ai duke u paraqitur rrejshëm si polic, i ka marrë një celular dhe një portofol me dokumente personale, kartela bankare dhe çelësat e shtëpisë nga K.P.(50) nga Velesi dhe më pas ka hyrë në shtëpinë e tij në Veles e ka kontrolluar por nuk ka marrë asgjë dhe nga parashtëpia në Veles ka marrë një motoçikletë “Longia” pa shenja regjistrimi në pronësi të R.K.(45), e cila më pas është gjetur pranë një restoranti në Veles”.

“Pas vendimit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore e Velesit, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e A.K., gjatë së cilës është gjetur një kartelë bankare në emër të K.P. dhe sende të tjera që burojnë nga veprat penale dhe do t’u kthehen pronarëve. Pasi lënda të jetë dokumentuar plotësisht, do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara