www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në SHBA

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, janë për vizitë pune disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në kuadër të vizitës, Kovaçevski, siç informojnë nga kabineti i tij, në Nju Jork do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, të Forumit Ekonomik Botëror dhe Bankës Botërore, me përfaqësues të kompanive shumëkombëshe dhe komunitetit të biznesit maqedonas në SHBA, si dhe me përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Ndër takimet e planifikuara janë takimet me Drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek, me Drejtoren menaxhuese të Bankës Botërore, Ana Bjerde, si dhe me Zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së dhe Përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në fokus të bisedimeve është zhvillimi ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, partneriteti Atlantik, perspektivat evropiane dhe rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në të gjitha këto procese të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës së punës në SHBA, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë edhe në pritjen në përkujtim të 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara