www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdogan i kërkon Elon Musk-ut të ndërtojë një fabrikë të Tesla-s në Turqi

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga CEO i Tesla, Elon Musk, që të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi.

Sipas mediave të huaja, Erdogan i bëri një kërkesë të tillë Muskut gjatë një takimi në “Shtëpinë Turke”, një rrokaqiell pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha agjencia turke e lajmeve AA, në platformën e mediave sociale X të dielën.

Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Tesla dhe ambasada turke në Uashington, DC nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesave për koment – shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Siç bëhet e ditur më tej, Musk gjithashtu do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Kaliforni të hënën.

Musk theksoi në një postim në në X se bisedimet e tyre do të fokusoheshin në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Ndryshe, Tesla në gusht shprehu një interes për ndërtimin e një fabrike në Indi që do të prodhonte një automjet elektrik me kosto të ulët (EV).

Tesla aktualisht ka gjashtë fabrika dhe po ndërton një të shtatë në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, pjesë e përpjekjes së prodhuesit të makinave elektrike për të zgjeruar “gjurmët e saj globale”.

E në maj, Musk tha se prodhuesi i automjeteve ndoshta do të zgjidhte një vendndodhje për një fabrikë të re deri në fund të këtij viti.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara