www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Von der Leyen: Ne do të vendosim se kush do të vijë në BE dhe jo trafikantët

Posted on September 17, 2023September 17, 2023 by User User1

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të dielën se autoritetet evropiane dhe jo trafikantët do të “vendosin se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash”. Zonja von der Leyen i bëri komentet gjatë një vizite në Lampedusa e shoqëruar nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa dhjetëra qytetarë të ishullit italian protestuan kundër rritjes së fluksit të migrantëve kohët e fundit.

Rreth 126,000 migrantë kanë mbërritur në Itali këtë viti, deri tani. Shifra është pothuajse sa dyfishi i një viti më parë. Lampedusa ka mbajtur barrën kryesore kohët e fundit, me mijëra prurje vetëm këtë javë, më shumë se popullsia e ishullit italian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Kryeministrja Giorgia Meloni dhe anëtarë të tjerë të kabinetit italian, u zotuan të trajtojnë çështjen e migracionit gjatë një vizite në ishullin Lampedusa të dielën.

“Kryeministrja Meloni dhe unë jemi sot këtu për të ofruar një përgjigje të koordinuar nga autoritetet italiane dhe evropiane. Dua të jem shumë i qartë. Ne kemi një detyrim si pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Ne e kemi përmbushur këtë detyrim në të kaluarën dhe do ta bëjmë sot dhe në të ardhmen. Por ne do të vendosim se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash, dhe jo kontrabandistët dhe trafikantët”, tha udhëheqësja e Komisionit Evropian.

Vetëm brenda një dite këtë javë, në ishullin e vogël mbërritën 7,000 migrantë. Tensionet janë rritur në ishull, i cili është më afër Tunizisë sesa Italisë kontinentale.

Banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me numrin e madh të migrantëve në ishull. Migrantë nga Afrika e Veriut përpiqen të arrijnë Evropë duke i përdorur birgjet e ishullit Lampedusa. Banorët thonë se ka dekada që ndodh ky veprim.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar ta ndihmojë Italinë për të pëballuar prurjet e migrantëve, ndonëse Italia ka kërkuar një bllokadë detare për të frenuar fluksin./ VOA

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara