www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të OKB-së si Kryesues i OSBE-së, A5 dhe PBEJL

Posted on September 17, 2023September 17, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, por edhe si kryesues i OSBE-së, A5 dhe PBEJL, do të marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme.

Kjo vizitë realizohet në një moment historik për Maqedoninë e Veriut, kur vendi njëkohësisht kryeson tre procese të ndryshme me rëndësi të madhe nacionale: OSBE-në, SHBA – Kartë e Adriatikut (A5) dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PBEJL, ku kryesues është Ministri Osmani.

Në këtë drejtim, Osmani do të udhëheqë takime të rëndësishme me vendet e A5 SHBA-Karta e Adriatikut, vendet anëtare të PBEJL-së, Treshen e OSBE-së, si dhe takime bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme të disa vendeve. Njëherit do të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të tjera të nivelit të lartë të organizuara nga OKB.

Delegacioni i segmentit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme këtë vit udhëhiqet nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndërsa Debati i Përgjithshëm mbahet me temën “Rindërtimi i besimit dhe rikthimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit për Agjendën 2030 dhe qëllimet e saj për zhvillim të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit, progresit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara