www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Don Xhoni surprizon/ Dhuron një shtëpi për bamirësi

Posted on September 17, 2023 by User User1

Përvec talentit që ka për muzikën, Don Xhoni shfaq një anë tjetër të tijën, duke u treguar tejet human, përderisa dhuron një shtëpi për një familje nevojtare.

Reperi ishte mbrëmë (e premte) në Suharekë, për ta takuar Halil Kastratin te shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe darkuan së bashku.

Këtë e bëri të ditur vetë Halili në një postim, ku e falënderon artistin që po gëzon një familje.

Ai shkruan: “Një familje po surprizohet me shtëpi të re”, duke marrë shumë vëmendje në llogarinë e tij në Instagram.

Nga ky lajm e ky përshkrim, u emocionuan të gjithë ndjekësit e tij, e gjithashtu edhe fansat e reperit nga gjesti i tij human.

Përndryshe, kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni bën një gjest të tillë.

Ai ka ndihmuar shume herë shumë familje në nevojë, e këtë e ka treguar në shumë dalje televizive.

Ndërkohë, vet Don Xhon e rishpërndau në rrjetet sociale fotografinë me Halilin, duke shkruar në përshkrimin e saj: “E falënderoj Zotin që në këtë moshë të re na e ka mundësuar që me i ndihmu dikujt edhe me e bë të lumtur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa me e gëzu dikë, për atë edhe e kemi publiku, jo për marketing, por për t’ju bërë thirrje krejt juve që keni mundësi që të ndihmoni sado pak. Krejt nga pak bëhet shumë! Zoti na rujt krejeve”, ka shkruar reperi nag Drenasi.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara