www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Katër persona e humbën jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në liqenin e Alaskës

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Katër persona e humbën jetën kur një helikopter u rrëzua në liqen në rajonin Sloupi Verior, në shtetin federal amerikan Alaska, kumtuan persona zyrtarë.

Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, ndërsa jetën e humbën piloti dhe tre të punësuar në Sektorin për Hulumtime gjeologjiko-gjeofizike të cilët kanë punuar në terren kumtuan autoritetet.

Sipas një përfaqësuesi komunal, helikopteri “Bell 206” të enjten vonë sipas kohës lokale është denoncuar i zhdukur, pas çka ekipi i kërkimit dhe shpëtimit ka gjetur mbetje që i përgjigjen përshkrimit të helikopterit të zhdukur, por nuk është gjetur ndonjë trup

.“Helikopteri është nisur nga qyteti më verior Utkijagvik në Alaskë dhe është dashur të kthehet atje”, deklaroi Klint Xhonson, shef rajonal i Këshillit Nacional të Sigurisë dhe Transportit dhe Alaskës.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara