www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Marina amerikane pritet të bëhet me një udhëheqëse femër

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjedhur një admirale femër për të udhëhequr marinën amerikane – hera e parë që një grua emërohet për të drejtuar një degë të shërbimit ushtarak të Pentagonit.

Lisa Franchetti është një ish-udhëheqëse e Flotës së 6-të të SHBA-së dhe forcave detare të SHBA-së në Korenë e Jugut, dhe gjithashtu ka shërbyer si komandante sulmi e aeroplanmbajtësve, transmeton Telegrafi.

Emërimi i saj nga Biden duhet ende të konfirmohet nga Senati i SHBA-së.

Një ligjvënës aktualisht po bllokon Senatin për emërimin e liderëve ushtarakë në shenjë proteste ndaj një politikës specifike ushtarake lidhur me abortin.

Nëse konfirmohet si Shefe e Operacioneve Detare, ajo do të jetë gruaja e parë që do të bëhet anëtare e grupit elitar të oficerëve të lartë ushtarakë që përbëjnë Shefat e Shtabit të Përbashkët.

Një veterane 38-vjeçare, Franchetti është vetëm gruaja e dytë që arriti gradën e admiralit me katër yje. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara