www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Alternativa: Vendimi i djeshëm për rastin “Monstra” e vulos fatin e shqiptarit të dënuar në procese të montuara

Posted on September 16, 2023September 16, 2023 by User User1

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, e cila e konfirmoi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimet e shqiptuara ndaj shqiptarëve të dënuar tashmë disa vite në një proces që opinioni vazhdon ta konsiderojë si rast të montuar, e konfirmon edhe njëherë qëndrimin tonë, të thënë shumë
herë, se sistemi i gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut i dënon të pambrojturit dhe i shpërblen kriminelët e fuqishëm, thuhet në kumtesën e Alternativës.

“Dëshmi për këtë ishte miratimi i përshpejtuar i Kodit Penal, me të cilin e shpëtuan Nikolla Gruevskin dhe shumë kriminelë si ai, njësoj siç synon edhe propozim-ligji për amnisti, me të cilin amnistohen disa kriminelë që i
duhen pushtetit për të bërë dhunë dhe malverzime zgjedhore. Këtu duam të kujtojmë se AlternAtivA ishte partia e parë në historinë politike të këtyre viteve që në marrëveshjen e saj për bashkëqeverisje,
në nëntor 2021, e vendosi edhe pikën e zbardhjes së rasteve të montuara, që t’i adresohej një letër Komisionit Europian për të dërguar ekip ekspertësh, që t’i hulumtojnë ato raste. Megjithatë, opinioni e di se LSDM-ja e shkeli marrëveshjen, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, që hyri
pas nesh në pushtet – ndonëse e ka Ministrinë e Drejtësisë dhe më shumë se gjithkush i ka keqpërdorur edhe familjarët e rastit “Monstra” – as që e ka përmendur më këtë rast. Përveç kësaj, kur ne dolëm nga qeveria,
kryeministri Kovaçevski e lansoi edhe një gënjeshtër tjetër, se letrën për Komisionin Europian në lidhje më këto raste do ta dërgojë në KE, sepse ashtu gjoja ishte marrë vesh me një deputet shqipfolës që pushteti sapo e kishte joshur”, thonë nga Alteranativa

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara