www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një gazetar rus u vra dhe tre të tjerë u plagosën pranë vijës së frontit në Ukrainë

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Një korrespondent ushtarak rus u vra dhe tre gazetarë u plagosën në zonën e luftimit pranë Zaporozhjes në Ukrainën jugore. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gazetarët ishin viktima të bombardimeve ukrainase me municione thërrmuese, raporton DPA.

Rostislav Zhuravllov, korrespondent për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, iu nënshtrua plagëve të marra gjatë rrugës për në spitalin terrenor. Janë lëndruar një fotoreporter që punonte për Ria Novosti dhe dy gazetarë të gazetës së përditshme Izvestija. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Melitopolit, i cili është nën kontrollin e forcave ruse.

Ngjarja ndodhi në zonën Pjatihatski në jug të Zaporozhjes.

Ushtria ukrainase, megjithatë, njoftoi se fshati Pjatihatki u çlirua si pjesë e një kundërofensive që filloi në qershor. Megjithatë, ata theksojnë se luftime të ashpra po zhvillohen ende në zonë, ku trupat ukrainase po përpiqen të çajnë linjat e fortifikuara të mbrojtjes ruse./koha

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara