
Vetëm në vitin 2022, mbi 53,000 qytetarë tanë u shpërngulën në Gjermani. Në vitin 2021 mbi 32.000 maqedonas janë shpërngulur në Gjermani, ku sipas regjistrimit të fundit të vitit 2022 kanë jetuar 222.000 shtetas të Maqedonisë, njofton Instituti për Politikë Publike “Arben Xhaferi”.
Familje të tëra nga Maqedonia gjithnjë e më shumë vendosin të shkojnë në Gjermani apo vende të tjera evropiane dhe të vazhdojnë jetën atje. Emigrimi masiv po ndodh nga të gjitha qytetet e vendit në kërkim të një standardi më të mirë dhe të një jete dinjitoze.
Për shembull, tre vjet më parë, disa familje u shpërngulën nga Negotino dhe Kavadarci në Gjermani, të cilët tani jetojnë në një vend të vogël afër Dortmundit, dhe ndërkohë arritën të ndihmojnë disa bashkëqytetarë të tyre dhe t’u sigurojnë punë dhe akomodim. numri është rritur ndjeshëm këtë vit.
