www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Detaje rrëqethëse nga vrasja e shqiptarit në Pire, dëshmitarët: Ishte një njeri i çuditshëm

Posted on September 15, 2023 by User User1

Dëshmitarët okularë kanë dhënë detaje rrëqethëse për ngjarjen e rëndë në Pire të Greqisë, ku u vra shqiptari Brigen Limka me origjinë nga Korça, baba i tre fëmijëve.

Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë pranë skenës së të shtënave dhe foli për protothema.gr, autori nuk kishte as makinë dhe shfaqte sjellje obsesive.

“Ata patën një debat. U ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha ‘tani mbarova me ty’ dhe më pas u rrah. Priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi gruaja.

Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar të atentatit vrasës flet për një burrë që shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

Gruaja e cila prej vitesh jeton në këtë zonë tha: Rreth orës 1 e çerek dëgjojmë të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. 

Një qytetar tjetër tha se “ka 16 vite që debaton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur, ai është i keq”.

Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit Dhimitris Kutrumanis në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar.

Në kamerat e sigurisë në rrugë, duket autori që e qëllon viktimën me armë gjahu dhe më pas largohet. “Mbarova me ty tani, mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori sapo ka qëlluar shqiptarin.

Top Channel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara