www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Si u shkrumbua pallati 10-katësh në Tiranë (FOTO)

Posted on September 15, 2023September 15, 2023 by User User1

Një pallat 10-katësh u përfshi nga një zjarr masiv mesditën e së enjtes në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. U desh më shumë se 4 orë që zjarrfikësit të neutralizonin zjarrin.

Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë dhe më pas nëpërmjet fasadës është përhapur me shpejtësi deri në katin e 10-të.

Kati i fundit i pallatit ishte ndërtuar me materiale të djegshme dhe thuajse është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt.

Raportohet se për këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia edhe administratori i pallatit shumë-katësh si edhe disa banorë. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Dëmet materiale ndërkohë janë mjaft të mëdha.

E tërë zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Ndërtues i pallatit është Tanush Mehilli. Pallati ka vetëm 1 vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara