www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Duke ndjekur shembullin e Telegramit, WhatsApp prezanton opsionin “Channels”

Posted on September 14, 2023September 14, 2023 by User User1

WhatsApp ka konfirmuar se tani po prezanton opsionin “Channels” në më shumë se 150 vende, pasi fillimisht e prezantuan dhe testuan atë në Kolumbi dhe Singapor në një numër kompanish në qershor.

Është një opsion i ri për komunikim me marka, organizata, kompani apo personazhe të famshme, i cili funksionon njësoj si në Telegram. Përdoruesit mund të abonohen në lajme dhe të marrin informacion nga kanale të ndryshme.

Së bashku me prezantimin e Kanaleve, Whatsapp njoftoi gjithashtu disa veçori të reja, të tilla si renditja sipas shtetit ose shikimi i kanaleve të reja, më aktive ose të njohura. Dhe brenda tyre tani mund të reagoni ndaj postimeve me emoticon të ndryshëm.

Ata që drejtojnë këto kanale do të kenë mundësinë të modifikojnë postimet deri në 30 ditë, përpara se ato të fshihen nga serveri, shkruan Katror.info.

Ndjekja e kanalit nuk do t’ia zbulojë numrin tuaj të telefonit administratorit ose ndjekësve të tjerë. Se kë do ta ndiqni është zgjedhja juaj dhe është private, thotë WhatsApp dhe shton se do t’i lejojë administratorët të vendosin se kush mund të ndjekë kanalin e tyre dhe nëse ata duan që kanali i tyre të jetë i dukshëm në drejtori apo jo.

Për të gjetur kanale duhet të klikoni në skedën Përditësimet në WhatsApp dhe aty do të gjeni kanale të ndryshme në të cilat mund të abonoheni.

Sigurisht që për të futur një opsion të ri duhen emra të fortë dhe përveç Mark Zuckerberg aty jane edhe MLB, Olivia Rodrigo, David Guetta, Netflix…

Funksionet e reja do të prezantohen në varësi të informacionit të përdoruesit dhe në muajt e ardhshëm të gjithë do të mund të krijojnë ‘Kanalin’ e tyre.

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara