www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ngrihet aktakuzë ndaj djalit të Bidenit

Posted on September 14, 2023September 14, 2023 by User User1

Është ngritur një aktakuzë kundër Hunter Biden, djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, nën dyshimin se gënjeu gjatë blerjes së një arme zjarri, njoftoi BBC të enjten.

Ai përballet me tri akuza penale për gënjim gjatë blerjes së armës zjarrit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan.

Kjo nënkupton se kjo është hera e parë që një fëmijë i një presidenti në detyrë përballet me aktakuzë penale.

Marrëveshja e planifikuar për pranimin e fajësisë për zgjidhjen e akuzave me të cilat ai përballej në lidhje me armën dhe taksat, dështoi papritmas në korrik.

Të gjitha tri akuzat kanë të bëjnë me dyshimet se Binde gënjeu në formularët kur e bleu një armë zjarri në kohën sa ishte përdorues i drogës.

Ai i kishte pranuar akuzat gjatë bisedimeve për marrëveshjen e dështuar tashmë të pranimit të fajësisë.

Telashet ligjore të Bidenit të ri janë bërë çështje tejet kundërthënëse në politikën e Shteteve të Bashkuara./REL

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara