www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zgjidhet problemi i nxënësve shqiptarë të Velesit

Posted on September 13, 2023 by User User1

16 nxënësit shqiptarë të Velesit përfundimisht u bën pjesë e procesit mësimor në gjimnazin “Koço Racin”. Pas disa ditë humbje mësimi nxënësit u njoftuan me mësimdhënësit dhe lëndët për vitin e parë në gjimnaz. Prindërit e fëmijëve shprehen të kënaqur.

“Po, kanë shkuar, i kanë pranuar. Dje më telefonuan se vajza është pranuar dhe të vijoj mësimin për sot, vajza ka shkuar dhe ka nis mësimin prej sot. I falënderohem pa masë ministrit të Arsimit dhe çdo kujt tjetër që ka kontribuar, është angazhuar për vijimin e mësimit. Këtu e ka vendlindjen, e ke para sysh, 45 kilometra. Më mirë 45 kilometra se 100 ose 150 kilometra”, u shpreh një prind.

Ditë më parë, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se nuk do të kursej marrjen e kompetencave ndaj komunës së Velesit në rast se vazhdon të refuzohet vendimi i Ministrisë së Arsimit për pranimin e nxënësve në këtë gjimnaz. Nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Koço Racin” në Veles kanë protestuar për disa ditë radhazi për shkak të mos-hapjes së paraleles së dytë më mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e vitit të pare në të cilën duhet të përfshihen 16 fëmijët e mbetur pa mësim. Në gjimnazin “Koço Racin” nga viti i parë deri në atë katërt mësojnë mbi 80 nxënës shqiptarë të cilët pjesën më të madhe të lëndëve i ndjekin në gjuhen maqedonase pavarësisht që janë paralele shqipe. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara